BE dhe OKB forcojnë bashkëpunimin në Kosovë, Schuebel takohet me Peter Due

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, është takuar këtë mëngjes me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (SRSG), Peter Due. Në takim, Schuebel dhe Due kanë diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, me fokus të veçantë në ndërtimin e…

Lajme

09/09/2026 12:11

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, është takuar këtë mëngjes me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (SRSG), Peter Due.

Në takim, Schuebel dhe Due kanë diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, me fokus të veçantë në ndërtimin e besimit ndëretnik dhe mbështetjen për shoqërinë civile.

Sipas diskutimeve, vëmendje i është kushtuar edhe ndikimit që zhvillimet e reja gjeopolitike dhe të sigurisë globale mund të kenë në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Takimi vjen në një kohë kur zhvillimet e sigurisë dhe ato gjeopolitike në rajon vazhdojnë të jenë në fokus të partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës. /Lajmi.net/