Haxhiu pasi u zgjodh kryeparlamentare: Faleminderit të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë

Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetarja e re e Parlamentit të Kosovës. 62 deputetë votuan pro, 16 ishin kundër dhe 13 abstenuan për propozimin që Haxhiu të jetë kryetare e Kuvendit, transmeton lajmi.net. Pasi u zgjodh kryetare, Haxhiu u ulë në ulësen dhe mbajti një fjalim të shkurtër para se të vazhdonte me rrjedhën e seancës.…

Lajme

09/09/2026 11:42

Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetarja e re e Parlamentit të Kosovës.

62 deputetë votuan pro, 16 ishin kundër dhe 13 abstenuan për propozimin që Haxhiu të jetë kryetare e Kuvendit, transmeton lajmi.net.

Pasi u zgjodh kryetare, Haxhiu u ulë në ulësen dhe mbajti një fjalim të shkurtër para se të vazhdonte me rrjedhën e seancës.

“Më lejoni që fillimisht të falënderoj kryesuesin e seancës konstituive, z.Avni Deharin. Po ashtu të ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë për të qenë në krye të Kuvendit”, tha ajo./lajmi.net/