Kurti për marrëveshjen me Abdixhikun: Duket që s’ka qenë e mjaftueshme, na duhet të gjithë deputetët e marrëveshjes për Bekim Sejdiun

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur për media para fillimit të seancës konstituive. Ai ka folur në lidhje me marrëveshjen që e ka arritur me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku për propozimin për President të vendit, transmeton lajmi.net. “Formimi i Qeverisë nuk eviton zgjedhjet e reja nëse nuk e zgjedhim edhe Presidentin, e për…

Lajme

09/09/2026 10:59

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur për media para fillimit të seancës konstituive.

Ai ka folur në lidhje me marrëveshjen që e ka arritur me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku për propozimin për President të vendit, transmeton lajmi.net.

“Formimi i Qeverisë nuk eviton zgjedhjet e reja nëse nuk e zgjedhim edhe Presidentin, e për ta zgjedhur Presidentin ose Presidenten, neve na duhet që t’i kemi 2/3 kourumi që të jetë i pranishëm në Kuvend.”

“Marrëveshja politike duket që s’ka qenë e mjaftueshme. Andaj ne e kemi të domosdoshme që t’i kemi aty të gjithë deputetët e marrëveshjes për kandidatin tonë të përbashkët Bekim Sejdiu ose edhe të kemi deputetë shtesë.”, u shpreh ai./lajmi.net/