Zemaj demanton Hazirin: Nuk do të votojmë PRO zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, nëse dikush ka ndryshuar mendim, është në vullnetin e tij
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka demantuar deklaratën e bashkëpartiakut të tij, Lutfi Haziri. Ky i fundit, mbrëmë në Kanal 10, tha se LDK do të votoj këdo që VV e propozon për kryetar të Kuvendit, transmeton lajmi.net. Këtë e ka demantuar sot Zemaj para fillimit të seancës. Ai tha se është vendim që s’do…
Lajme
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka demantuar deklaratën e bashkëpartiakut të tij, Lutfi Haziri.
Ky i fundit, mbrëmë në Kanal 10, tha se LDK do të votoj këdo që VV e propozon për kryetar të Kuvendit, transmeton lajmi.net.
Këtë e ka demantuar sot Zemaj para fillimit të seancës. Ai tha se është vendim që s’do votohet PRO.
Ai thumboi Hazirin duke thënë se nëse dikush ka ndryshuar mendim, është në vullnetin e tij.
Zemaj po ashtu konfirmoi se LDK do ta propozoj përsëri Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit.
Një pjesë e deklaratës së tij para fillimit të seancës:
Si sjellje politike që kemi parë kohëve të fundit, mund të kemi edhe stërgjatje të konstituimit të Kuvendit. Tash jemi në një situatë ku ka besim se ka shkelje të Kushtetutës, për shkak të afateve. Por, vullneti politik i subjekteve politike që t’i japim Kosovës institucione, ka qenë vullnet i mirëbesimit, por ajo që shihet qartë, atë që e kam thënë në vazhdimësi, kurthet politike në dëm të interesave të qytetarëve nga Kurti dhe VV mund të jenë të pritshme edhe në seancën e sotshme.
Ne nuk kemi pasur ndryshim të qëndrimeve që kanë qenë në fillim të këtij sesioni. Po besoj se do të jetë përsëri Kujtim Shala. Jo, nuk do ta votojmë as këdo, nuk do të votojmë PRO zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Ky është vendim për të gjithë, nëse dikush e ka ndryshuar mendimin personalisht, është në vullnetin e tij. /lajmi.net/