Mladenov mirëpret Kosovën në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën: Mirë se vini!

Përfaqësuesi i Lartë i Bordit të Paqes për Gazën, bullgari Nickolay Mladenov, ka përshëndetur përfshirjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën. Në një reagim në platformën X, Mladenov ka shprehur mirënjohje për Kosovën për bashkimin me këtë forcë, duke e cilësuar kontributin e saj si një angazhim për…

Lajme

08/09/2026 19:50

Përfaqësuesi i Lartë i Bordit të Paqes për Gazën, bullgari Nickolay Mladenov, ka përshëndetur përfshirjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën.

Në një reagim në platformën X, Mladenov ka shprehur mirënjohje për Kosovën për bashkimin me këtë forcë, duke e cilësuar kontributin e saj si një angazhim për zbatimin e Planit Gjithëpërfshirës, transmeton lajmi.net.

“Mirënjohës ndaj Kosovës për bashkimin me Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën. Kontributi juaj është një angazhim i qartë për zbatimin e Planit Gjithëpërfshirës. Mirë se vini, Kosovë!”, ka shkruar Mladenov.

Reagimi i tij vjen një ditë pasi në Prishtinë është nënshkruar marrëveshja përmes së cilës FSK-ja zyrtarisht bëhet pjesë e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën.

Përfshirjen e FSK-së në këtë mision e kishte bërë të ditur të hënën vetë Forca e Sigurisë së Kosovës./lajmi.net/