Marshi i 12 shtatorit, Tasholli: Do të jetë më i madhi që ka parë ndonjëherë Kosova
Më 12 shtator, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të organizohet marshi për çlirimtarët. Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, bënë të ditura detajet lidhur me organizimin e transportit për qytetarët nga e gjithë Kosova/ Sipas tyre, në çdo komunë do të ketë linja të transportit, kur koha dhe vendi…
Lajme
Më 12 shtator, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të organizohet marshi për çlirimtarët.
Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, bënë të ditura detajet lidhur me organizimin e transportit për qytetarët nga e gjithë Kosova/
Sipas tyre, në çdo komunë do të ketë linja të transportit, kur koha dhe vendi do të bëhen të ditura me kohë.
Ndërkohë, Tasholli tha se marshi i 12 shtatorit do të jetë më i madhi që ka parë ndonjëherë Kosova.
“Do të jetë marshi më i madh që ka parë ndonjëherë Kosova. Prandaj ftesa jonë është për të gjithë ju”, tha ai në një konferencë për media.