Prishtina vishet me pankarta për “Marshin për Liri”, qytetarë e biznese mobilizohen për 12 shtatorin
Vetëm pak ditë para marshit, në pjesë të ndryshme të Prishtinës janë shfaqur pankarta dhe thirrje për pjesëmarrje, ndërsa qytetarë dhe biznese të ndryshme po i bashkohen vullnetarisht mobilizimit në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në vitrina dhe hapësira të lokaleve, kafiterive e restoranteve po vendosen pankarta me thirrjen…
Lajme
Vetëm pak ditë para marshit, në pjesë të ndryshme të Prishtinës janë shfaqur pankarta dhe thirrje për pjesëmarrje, ndërsa qytetarë dhe biznese të ndryshme po i bashkohen vullnetarisht mobilizimit në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Në vitrina dhe hapësira të lokaleve, kafiterive e restoranteve po vendosen pankarta me thirrjen për pjesëmarrje në marsh, duke e bërë mesazhin për 12 shtatorin të pranishëm në rrugët e kryeqytetit.
Mbështetja po vjen nga qytetarë dhe biznese të profileve të ndryshme, të cilët po hapin hapësirat e tyre për të përcjellë thirrjen e organizatorëve.
Nga qendra e Prishtinës deri në lagjet e saj, pankartat po përcjellin të njëjtin mesazh – pjesëmarrje në “Marshin për Liri” dhe solidarizim me katër ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë.
Marshi do të mbahet të shtunën, më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, nën organizimin e platformës qytetare “Liria Ka Emër”.
Në ditët para marshit, thirrja për pjesëmarrje po bëhet gjithnjë e më e dukshme në kryeqytet, në rrugë, në vitrina të bizneseve dhe në hapësira të frekuentuara nga qytetarët.
Prishtina po mobilizohet për 12 shtatorin.
Në ora 14:00, qytetarët do të mblidhen në sheshin “Skënderbeu”, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. /Lajmi.net/