Dita e tetë e protestës në Kliqinë, banorët kërkojnë rrethrrotullim dhe kalim të sigurt për fëmijët

Në fshatin Kliqinë të Komunës së Pejës është mbajtur sot dita e tetë e protestës së banorëve, të cilët po kundërshtojnë mosrealizimin e kërkesave të tyre për përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë në komunikacion. Një banor i fshatit, për Klankosova.tv, ka bërë të ditur se protesta po vazhdon për shkak të mosadresimit të kërkesave…

Lajme

08/09/2026 12:48

Në fshatin Kliqinë të Komunës së Pejës është mbajtur sot dita e tetë e protestës së banorëve, të cilët po kundërshtojnë mosrealizimin e kërkesave të tyre për përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.

Një banor i fshatit, për Klankosova.tv, ka bërë të ditur se protesta po vazhdon për shkak të mosadresimit të kërkesave të qytetarëve.

Sipas tij, kërkesa kryesore është ndërtimi i një rrethrrotullimi në këtë pjesë të rrugës, si dhe krijimi i një kalimi të sigurt për fëmijët.

Ata thonë se këto masa janë të nevojshme për të rritur sigurinë e banorëve, veçanërisht të fëmijëve, si dhe për të lehtësuar qarkullimin në këtë zonë.