Haziri: LDK ka qenë trampolina më e madhe që e ka bërë Albin Kurtin kryeministër

Nënkryetari i LDK-së,Lutfi Haziri, në një intervistë në RTV 21, ka folur për bashkëpunimet e LDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit. Haziri thotë se kur kishin bashkëpunuar me LVV’në edhe pasi kishin gjuajtur me molotov në shtëpinë e Isa Mustafës, e kishin bërë duke e pasur një qëllim dhe se ia kishin zgjatur dorën…

Lajme

07/09/2026 23:15

Nënkryetari i LDK-së,Lutfi Haziri, në një intervistë në RTV 21, ka folur për bashkëpunimet e LDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Haziri thotë se kur kishin bashkëpunuar me LVV’në edhe pasi kishin gjuajtur me molotov në shtëpinë e Isa Mustafës, e kishin bërë duke e pasur një qëllim dhe se ia kishin zgjatur dorën e bashkëpunimit për ta përmirësuar qeverisjen në Kosovë.

Haziri ka thënë se që nga viti 2017, LDK ka qenë trampolina më e madhe që ia ka mundësuar Kurtit të bëhet kryeministër.

Ai ka thënë se vitet 2017,2019 e 2021 ka qenë koha kur elektorati i LDK’së ka lëvizur drejt VV-së.