Nga Pashtriku kërkohet drejtësi për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin
Në Landovicë, në Zonën Operative të Pashtrikut, është ndezur “Zjarri i Lirisë”, në kuadër të aktivitetit “7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi”, të ideuar nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”. Në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, komandantë, veteranë, ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familje të dëshmorëve, invalidë të luftës dhe qytetarë…
Lajme
Në Landovicë, në Zonën Operative të Pashtrikut, është ndezur “Zjarri i Lirisë”, në kuadër të aktivitetit “7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi”, të ideuar nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.
Në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, komandantë, veteranë, ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familje të dëshmorëve, invalidë të luftës dhe qytetarë janë bashkuar për të përcjellë mesazhin e tyre të mbështetjes për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Nga Zona Operative e Pashtrikut është kërkuar drejtësi dhe liri për çlirimtarët në Hagë, duke ritheksuar besimin në luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së dhe në sakrificën mbi të cilën u ndërtua liria e Kosovës.
Mesazhi nga Landovica ishte i qartë: historia e UÇK-së, sakrifica e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarët e lirisë nuk harrohen dhe nuk lihen vetëm.
“Zjarri i Lirisë” po vazhdon nga njëra zonë operative në tjetrën, duke bashkuar luftëtarët dhe qytetarët rreth të njëjtit mesazh: kujtesë, drejtësi dhe mbështetje për çlirimtarët.
Nga Pashtriku, pranë varreve të atyre që dhanë jetën për lirinë, përcillet edhe një herë zotimi se çlirimtarët nuk janë vetëm.
12 shtator | Ora 14:00 | Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë
Marshi për Liri. Për çlirimtarët. Për drejtësinë.