Hamza thotë se PDK do ta propozojë Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur para gazetarëve pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PDK-së. Ai ka thënë se PDK-ja do të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. I pyetur që kush do të jetë nënkryetar/e i Kuvendit nga PDK-ja, Hamza tha se do të jetë Vlora Çitaku. “Po, kemi propozim.…

Lajme

07/09/2026 18:10

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur para gazetarëve pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PDK-së.

Ai ka thënë se PDK-ja do të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

I pyetur që kush do të jetë nënkryetar/e i Kuvendit nga PDK-ja, Hamza tha se do të jetë Vlora Çitaku.

“Po, kemi propozim. Propozimin e kemi pasur edhe brenda afatit, do të jetë zonja Vlora Çitaku”, ka thënë ai.