Latifi për rastin e 16-vjeçarit: Sapo ishte regjistruar në mjekësi, kishte ëndrra për të ardhmen

Një 16-vjeçar nga Rahoveci është plagosur të dielën, ku pastaj vdekja e tij është konstatuar nga mjekët. Viktima është Blenis Burim Gashi nga Fortesa. Për të ka shprehur ngushëllime kryetari i Rahovecit, Smjal Latifi, që tregoi që tashmë i ndjeri ishte regjistruar në shkollën e mesme të mjekësisë. “S’ka vdekje të lehtë, mirëpo vdekja e…

Lajme

07/09/2026 11:46

Një 16-vjeçar nga Rahoveci është plagosur të dielën, ku pastaj vdekja e tij është konstatuar nga mjekët.

Viktima është Blenis Burim Gashi nga Fortesa.

Për të ka shprehur ngushëllime kryetari i Rahovecit, Smjal Latifi, që tregoi që tashmë i ndjeri ishte regjistruar në shkollën e mesme të mjekësisë.

“S’ka vdekje të lehtë, mirëpo vdekja e të riut 16-vjeçar, Blenis Burim Gashi nga Fortesa, dhimbjen e bën edhe më fortë dhe më të madhe. Blenisi sapo ishte regjistruar në shkollën e mesme të mjekësisë, me ëndrra e plane për të ardhmen, por, fatkeqësisht, nuk e pati fatin t’i realizonte. Një jetë e re, e ndërprerë shumë herët… Ngushëlloj përzemërsisht familjen Gashi, të afërmit, shokët dhe të gjithë ata që e njohën Blenisin! Blenisi, pushoftë në paqe”, ka shkruar Latifi.