Rey Manaj i jashtëzakonshëm, ia siguron fitoren Sivassporit
Skuadra e Sivassporit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Antalyasporit, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Ligën e Parë të Turqisë. Fitoren skuadrës mysafire ia siguroi goli i sulmuesit shqiptar, Rey Manajt. Manaj shënoi gol për 1:2 në minutën e 61’të. Kujtojmë që sulmuesi “kuqezi” në këtë sfidë bëri edhe një asist te…
Sport
Skuadra e Sivassporit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Antalyasporit, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Ligën e Parë të Turqisë.
Fitoren skuadrës mysafire ia siguroi goli i sulmuesit shqiptar, Rey Manajt.
Manaj shënoi gol për 1:2 në minutën e 61’të.
Kujtojmë që sulmuesi “kuqezi” në këtë sfidë bëri edhe një asist te goli i shënuar nga Fidan.
Për Manaj ky ishte goli i gjashtë në katër xhirot e para, plus një asist.