Raportohet se është sulmuar komandanti i Njësisë Speciale, Besart Ahmeti – sherri nisi për parking në një qendrën tregtare

Një incident serioz ka ndodhur në hapësirat e qendrës tregtare Prishtina Mall, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht kapitenin e Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti. Sipas raportimeve të Sinjali bëhet e ditur se incidenti dyshohet se ka nisur pas një mosmarrëveshjeje rreth parkingut, e cila më pas ka eskaluar në përplasje. Në incident…

Lajme

06/09/2026 21:14

Një incident serioz ka ndodhur në hapësirat e qendrës tregtare Prishtina Mall, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht kapitenin e Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti.

Sipas raportimeve të Sinjali bëhet e ditur se incidenti dyshohet se ka nisur pas një mosmarrëveshjeje rreth parkingut, e cila më pas ka eskaluar në përplasje.

Në incident janë përfshirë dy persona, të cilët dyshohet se kanë sulmuar kapitenin Ahmeti.

Pas eskalimit të situatës, në vendin e ngjarjes janë angazhuar zyrtarë policorë nga Stacioni Policor në Graçanicë, ndërsa më pas është përfshirë edhe Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh).

Të gjitha palët e përfshira në incident janë shoqëruar në Stacionin Policor në Graçanicë, ku kanë nisur procedurat për sqarimin e plotë të rrethanave dhe marrjen e deklaratave.

Për shkak se njëra nga palët e përfshira është zyrtar policor me gradën kapiten, për rastin është njoftuar dhe është përfshirë edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

Motivi fillestar dyshohet të ketë qenë një ngatërresë lidhur me parkingun, por rrethanat e sakta të përplasjes dhe roli i secilit prej personave të përfshirë pritet të sqarohen gjatë procedurës hetimore.