Përsëri në votime? Qytetarët parashikojnë dështimin e marrëveshjes për presidentin

Vazhdimi i seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës më 9 shtator, që pritet t’i hap rrugë edhe zgjedhjes së presidentit, nuk po shihet optimiste nga qytetarët se do të ketë rezultate pozitive edhe për zgjedhjen e të parit të shtetit në vend, përkundrazi ata mendojnë se vendi do të shkojë prapë në zgjedhje të reja.…

Lajme

06/09/2026 18:57

Vazhdimi i seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës më 9 shtator, që pritet t’i hap rrugë edhe zgjedhjes së presidentit, nuk po shihet optimiste nga qytetarët se do të ketë rezultate pozitive edhe për zgjedhjen e të parit të shtetit në vend, përkundrazi ata mendojnë se vendi do të shkojë prapë në zgjedhje të reja.

Për qytetarin Mirsad Krasniqi, shkuarja në zgjedhje do të ishte një dëm I madh për Kosovën dhe një imazh i keq për shtetin.

“Unë mendoj sepse është momenti i fundit, domethënë në qoftë se nuk zgjidhet edhe të mërkurën, atëherë pashmangshëm do të shkojmë në zgjedhje. Kjo do të ishte një dëm shumë i madh për Kosovën, një imazh shumë i keq për Kosovën, sepse brenda dy viteve me u bë tri-katër herë zgjedhjet, çka është tepër, tepër”, tha Krasniqi.

E për këtë, shprehet se përgjgjësia qëndron tek partitë opozitare që sipas tij, i gjetën behane edhe andidatit për president, Bekim Sejdiut.

“Unë nuk mendoj dikush sepse jo ti je kështu nga kjo parti apo jo, po shihet ku, partitë opozitare. Këtdo që do ta propozojnë, këta nuk e votojnë. Do ta propozojnë kënd të duan, asnjë njeri këta nuk e votojnë. Është ajo farsë e tyre që domethënë “jo ky”, i gjetën behane Sejdiut”, u shpreh ai.

Ngjashëm mendon edhe Bajram Demaj, i cili thekson se partitë opozitare nuk po duan t’i bëjnë votat për zgjedhjen e presidentit.

“Mendimi im personal si qytetar i Prishtinës, aspak nuk jam optimist që do të bëhen zgjedhjet e presidentit të Republikës…. Arsyetimi është për shkak se partitë opozitare nuk po duan me i bërë votat, 80 vota në Kuvend me ia bërë kuorumit edhe me… me e zgjedhur presidentin, meqënëse është shumë kandidat i mirë edhe me pëlqimin e dy partive domethënë, edhe të LDK-së e kanë propozuar Bekim Sejdiun”, tha Demaj.

Ndërsa Azem Doda thotë se vendi do të shkojënë zgjedhje dhe se faji tashmë është jetim..

“Zgjidhet kur është kismet…Vendi ka me shku në zgjedhje, faji është jetim e askush nuk e merr”, tha Doda.

Njoftimin për thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, këtë të mërkurë (më 9 shtator) në orën 11:00 e bëri të ditur kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

Kuvendi është mbledhur dy herë që nga zgjedhjet e 7 qershorit. Në rastin e parë, deputetët u betuan dhe pas kësaj, Kurti kërkoi një shtyrje nga salla për të negociuar për çështjen e presidentit, transmeton kosovapress. Sipas tij, nëse Kuvendi do të konstituohej dhe Qeveria do të formohej pa një marrëveshje për presidentin, zgjedhjet nuk do të ishin shmangur.

Kreu i VV-së, Albin Kurti negocioi vetëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Me këtë parti, ditë më parë, ata ranë dakord për emrin e Bekim Sejdiut si kandidat konsensual për president. Por gjashtë deputetë të LDK-së e kundërshtuan këtë marrëveshje. Kurti pas kësaj situate ka thënë se marrëveshja VV-LDK ende është në fuqi.

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës ani se i kanë kundështuar bisedimet me Albin Kurtin, ata vazhdimisht po protestojnë për thirrjen e seancës konstituive.

Lëvizja Vetëvendosje, në zgjedhjet e 7 qershorit ka fituar 53 mandate së bashke me dy parti (Guxo dhe Alternativa) në koalicion parazgjedhor. PDK, ka siguruar 22 ulëse, LDK 18 deputetë dhe Aleanca 7. Që nga muaj prill mandatin e presidentes po e ushtron Albulena Haxhiu si ushtruese e detyrës, pasi Vjosa Osmani mbaroi mandatin e saj.