Ndeshjet e sotme të Superligës
Xhiroja e katërt e Superligës së Kosovës mbyllet sot me dy ndeshje interesante. Në orën 16:00, Malisheva pret Gjilanin, në një përballje mes dy skuadrave që kanë nisur mirë sezonin. Të dyja ekipet kanë nga 7 pikë pas tri ndeshjeve. Në të njëjtën orë, Ballkani përballet me Feronikelin. Ballkani ka grumbulluar 6 pikë, ndërsa Feronikeli…
Sport
Xhiroja e katërt e Superligës së Kosovës mbyllet sot me dy ndeshje interesante.
Në orën 16:00, Malisheva pret Gjilanin, në një përballje mes dy skuadrave që kanë nisur mirë sezonin. Të dyja ekipet kanë nga 7 pikë pas tri ndeshjeve.
Në të njëjtën orë, Ballkani përballet me Feronikelin. Ballkani ka grumbulluar 6 pikë, ndërsa Feronikeli kërkon pikët e para të sezonit.
Në krye të tabelës aktualisht qëndron Prishtina me 9 pikë, e ndjekur nga Dukagjini me 8.