Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz shfaqen të afërt gjatë mbrëmjes në Venecia

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz u fotografuan në Venecia, ku u shfaqën të afërt teksa shijonin mbrëmjen me verë të kuqe. Çifti mbërriti në qytetin italian të enjten në mbrëmje, ndërsa Nicola pritet të marrë të shtunën çmimin “yll në ngritje”. Nicola, 31 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj, duke u shfaqur me xhinse…

ShowBiz

06/09/2026 08:28

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz u fotografuan në Venecia, ku u shfaqën të afërt teksa shijonin mbrëmjen me verë të kuqe.

Çifti mbërriti në qytetin italian të enjten në mbrëmje, ndërsa Nicola pritet të marrë të shtunën çmimin “yll në ngritje”.

Nicola, 31 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj, duke u shfaqur me xhinse të ulëta, një bluzë të zezë dhe syze dielli firmato, shkruan DailyMail.

Brooklyn, 27 vjeç, zgjodhi një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra ngjyrë kaki.

Çmimi do t’i akordohet në kuadër të Çmimeve Kineo, të cilat festojnë 25-vjetorin dhe zhvillohen gjatë Festivalit të Filmit në Venecia, por nuk janë zyrtarisht pjesë e festivalit.

Nicola, e cila ka nisur të aktrojë që fëmijë, ka një karrierë rreth 20-vjeçare dhe së fundmi ka shkruar, drejtuar dhe interpretuar në filmin e vetëfinancuar “Lola”.

Ajo do të nderohet së bashku me Faye Dunaway, e cila do të marrë një çmim për arritje jetësore.