Syla: Pamjet e nderimit të Mlladiqit duhet t’i shohin gjyqtarët e Hagës që po gjykojnë krerët e UÇK-së
Gazetari, Valon Syla, ka thënë se pamjet e pritjes shtetërore që iu organizuar Ratko Mlladiqit nga Serbia, duhet t’i shohin gjyqtarët e Hagës të cilët po i gjykojnë krerët e UÇK-së. Syla ka thënë se secili politikan shqiptarë brenda e jashtë Kosovës duhe të flasë për këtë gjë, që të kuptohet se me kënd ka…
Lajme
Gazetari, Valon Syla, ka thënë se pamjet e pritjes shtetërore që iu organizuar Ratko Mlladiqit nga Serbia, duhet t’i shohin gjyqtarët e Hagës të cilët po i gjykojnë krerët e UÇK-së.
Syla ka thënë se secili politikan shqiptarë brenda e jashtë Kosovës duhe të flasë për këtë gjë, që të kuptohet se me kënd ka pasur punë Kosova dhe se sa shumë po gjykohet Kosova.
Reagimi i plotë:
Kasapi i Srebrenicës po nderohet në me ceremoni shtetërore mortore.
Këte vend qe kurre nuk u pastrua nga politika gjenocidiale e pastrimit etnik, ende po glorifikohet nga shteti.
Kete duhet ta shohin edhe nga Gjyqtaret ne Hage qe po gjykojne çlirimtaret tanë, qe na çliruan pikërisht prej kasapêve qe ende sot nderohen si heronj e jo si kriminel lufte.
Cdo politikan shqiptarë brenda e jashte Kosove, duhet ta beje te madhe kete realitet, qe te kuptohet njehere e mire me kend kemi pasë punë ne, e sa po gjykohemi ne.
Sepse Serbinê se ndalen as denimet ne Hage e as vdekja e kasapëve te civilëve qe faruan nje Srebrenice duke kryer krime ndaj njerëzimit, prej foshnjeve te pafajshme e deri te pleqnia qe sishte e aftë as te mbrohej e as te ikë nga mosha.
Shteti serb nuk penndohet ende. Se le mo me kerku falje e me pranu gabimin. Ata e nderojne gjenocidin. Kane nevoje serioze per dekontaminim popullor.