Kurti për Serbinë pas pritjes së Mlladiqit: Kur nderohet publikisht një i dënuar për gjenocid, është e vështirë të flitet për përballje me të kaluarën, pendesë apo distancim nga politikat që prodhuan ato krime

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ceremonisë së pritjes me nderime shtetërore për trupin e pajetë të ish-komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq, i cili ishte dënuar për gjenocid dhe krime lufte. Kurti ka kritikuar ashpër mënyrën se si, sipas tij, në Serbi vazhdon të trajtohet figura e Mlladiqit. Ai ka…

Lajme

04/09/2026 18:48

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ceremonisë së pritjes me nderime shtetërore për trupin e pajetë të ish-komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq, i cili ishte dënuar për gjenocid dhe krime lufte.

Kurti ka kritikuar ashpër mënyrën se si, sipas tij, në Serbi vazhdon të trajtohet figura e Mlladiqit. Ai ka vlerësuar se nderimi publik i një personi të dënuar për krime të rënda e vështirëson përballjen e shoqërisë me të kaluarën e saj, transmeton lajmi.net.

“Ekziston një paradoks i madh te fqinji ynë verior. Trupi i pajetë i kriminelit Ratko Mladiq, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte, po pritet me nderime të larta shtetërore nga ish-ministri i Millosheviqit, tash president i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Nga protagonisti i gjuetisë me njerëz në Sarajevën e rrethuar në Bosnje, tash i njohur si “Sarajevo Safari”. Aleksandar Vuçiq me nderime të larta shtetërore pret kryerësin e krimit në Bosnjë, Ratko Mladiq, tash i ndjerë pasi që vdiq në burg në Hagë. Nga ai që përveç tjerash tha se për një serb të vrarë do të vriten 100 muslimanë boshnjakë, vetëm një javë pas Masakrës së Srebrenicës. Ky është edhe një shembull i qartë i mënyrës së si në Serbi glorifikohet figura e njërit prej përgjegjësve kryesorë për krimet më të rënda të luftës në Bosnje. Kur një shoqëri nderon publikisht një të dënuar për gjenocid, është e vështirë të flitet për përballje me të kaluar, pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, rasti i Mlladiqit tregon se në Serbi ende ka një qasje problematike ndaj trashëgimisë së luftërave dhe figurave që kanë qenë të përfshira në krime.

Kurti e lidhi këtë zhvillim edhe me qëndrimet e mëparshme të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke e akuzuar atë për vazhdimësi politike me periudhën e regjimit të Slobodan Millosheviqit./lajmi.net/