Dy medalje të arta për “Siparantum” në Kuala Lumpur, Haxhiu i përgëzon
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka pritur sot anëtarët e korit “Siparantum”, pas suksesit të tyre në Kuala Lumpur, ku u vlerësuan me dy medalje të arta dhe një çmim special. Haxhiu tha se ishte kënaqësi të mirëpriste pjesëtarët e korit, të cilët, përballë më shumë se 200 koreve nga vende të ndryshme…
Lajme
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka pritur sot anëtarët e korit “Siparantum”, pas suksesit të tyre në Kuala Lumpur, ku u vlerësuan me dy medalje të arta dhe një çmim special.
Haxhiu tha se ishte kënaqësi të mirëpriste pjesëtarët e korit, të cilët, përballë më shumë se 200 koreve nga vende të ndryshme të botës, prezantuan vepra që përcjellin muzikën, kulturën dhe historinë shqiptare.
“I përgëzova të gjithë, e në veçanti dirigjentin dhe kompozitorin Memli Kelmendi, për punën dhe përkushtimin me të cilin e kanë bërë “Siparantum”-in të njohur në skenën ndërkombëtare”, tha ajo