Berisha: Partisë fituese i takon përgjegjësia t’i shtyjë proceset përpara, edhe të tjerët duhet të komunikojnë
Deputeti egjiptian Veton Berisha, është deklaruar lidhur me situatën politike në vend, duke thënë se përgjegjësia për t’i shtyrë proceset përpara, është e fituesit të zgjedhjeve. Berisha, ka thënë se derisa tek rezultatet e zgjedhjeve është rol tjetër, pas tyre, atëherë merret përgjegjësia. “Barra e përgjegjësisë i bjen edhe me Kushtetutë se është e garantuar…
Lajme
Deputeti egjiptian Veton Berisha, është deklaruar lidhur me situatën politike në vend, duke thënë se përgjegjësia për t’i shtyrë proceset përpara, është e fituesit të zgjedhjeve.
Berisha, ka thënë se derisa tek rezultatet e zgjedhjeve është rol tjetër, pas tyre, atëherë merret përgjegjësia.
“Barra e përgjegjësisë i bjen edhe me Kushtetutë se është e garantuar me Kushtetutë, barra e përgjegjësisë i bjen fituesit të zgjedhjeve për me i shty proceset përpara. Sipas meje, deri në momentin kur ti je dal në rezultatet e zgjedhjeve ti e ki një rol tjetër, pas rezultateve të zgjedhjeve të kalon përgjegjësia, do të thotë, të kalon detyra ku duhet me i shty përpara”, ka thënë ai.
Tutje, Berisha ka shtuar se, edhe partitë e tjera duhet që të gjejnë formë të komunikimit.
“Në të njëjtën kohë edhe partnerët e tjerë duhet me gjet formë të komunikimit. Lufta bëhet jo me fillu me punu, me shty procese përpara, por lufta bëhet se si me dëmtu politikisht njëri – tjetrin, edhe nëse ka kësi mendje se qysh me bë një veprim qoftë edhe me bashkëpunu, po duke bashkëpunu me dëmtu njëri tjetrin, politikisht me dëmtu që në zgjedhjet e ardhshme me u dobësu, normalisht që s’ka me mujt me funksionu”, ka thënë Berisha në Gjesi në T7.