Komandanti i KFOR-it pret shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë situatën e sigurisë në Kosovë

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e KFOR-it në “Camp Film City” në Prishtinë shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, Antero Lopes. Takimi u zhvillua me qëllim të diskutimit të situatës së sigurisë në Kosovë dhe forcimit…

Lajme

03/09/2026 19:05

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e KFOR-it në “Camp Film City” në Prishtinë shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, Antero Lopes.

Takimi u zhvillua me qëllim të diskutimit të situatës së sigurisë në Kosovë dhe forcimit të koordinimit ndërmjet dy misioneve, transmeton lajmi.net.

Gjeneralmajor Ulutaş shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe EULEX-it, duke theksuar rëndësinë e koordinimit në përmbushjen e përgjegjësive të tyre në fushën e sigurisë.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes.

Sipas njoftimit, KFOR-i e kryen këtë mandat në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, të cilët veprojnë në kuadër të roleve të tyre përkatëse si mekanizma të reagimit në fushën e sigurisë.

Njoftimi i plotë:

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, mirëpriti z. Antero Lopes, i cili së fundmi mori detyrën si Shef i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në selinë e KFOR-it në “Camp Film City” në Prishtinë.

Takimi ishte një mundësi për të diskutuar situatën e sigurisë në të gjithë Kosovën dhe për të forcuar koordinimin. Gjeneralmajor Ulutaş shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe EULEX-it.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes; në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të roleve të tyre përkatëse si mekanizma të reagimit në fushën e sigurisë./lajmi.net/