A e voton Bekim Sejdiun për President? – Remi: Jo
Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka deklaruar se nuk do ta mbështesë kandidatin për president, Bekim Sejdiun, ndonëse është shprehur pro një koalicioni mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. I pyetur nga gazetarët nëse mbështetja e tij për një koalicion mes PDK-së dhe VV-së nënkupton edhe votë për Sejdiun, Mustafa ka qenë i prerë në përgjigjen…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka deklaruar se nuk do ta mbështesë kandidatin për president, Bekim Sejdiun, ndonëse është shprehur pro një koalicioni mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
I pyetur nga gazetarët nëse mbështetja e tij për një koalicion mes PDK-së dhe VV-së nënkupton edhe votë për Sejdiun, Mustafa ka qenë i prerë në përgjigjen e tij.
Gazetarët: “Mbështetja juaj për një koalicion me Vetëvendosjen a nënkupton edhe votë për kandidatin për president?”
Rrustem Mustafa: “Jo.”