Vera drejt fundit, rutinat rikthehen: Të dhënat e Wolt tregojnë se shtatori është “janari i ri” i porosive në Kosovë
Me përfundimin e pushimeve të verës, jeta në Kosovë po rikthehet gradualisht në ritmin e saj të zakonshëm. Mijëra fëmijë kanë nisur me entuziazëm fillimin e vitit të ri shkollor, ndërsa prindërit dhe profesionistët po rikthehen në rutinat e tyre të përditshme. Është periudha kur organizimi dhe planifikimi marrin sërish rëndësi, jo vetëm për ta…
Me përfundimin e pushimeve të verës, jeta në Kosovë po rikthehet gradualisht në ritmin e saj të zakonshëm.
Mijëra fëmijë kanë nisur me entuziazëm fillimin e vitit të ri shkollor, ndërsa prindërit dhe profesionistët po rikthehen në rutinat e tyre të përditshme. Është periudha kur organizimi dhe planifikimi marrin sërish rëndësi, jo vetëm për ta bërë përditshmërinë më të lehtë, por edhe për t’u rikthyer te synimet dhe zakonet e përditshme.
Por, a mund të shihet ky ndryshim edhe në të dhëna? A është shtatori vërtet “janari i ri”?
Wolt ka analizuar ecurinë e porosive gjatë vitit në Kosovë dhe të dhënat tregojnë shenja të qarta të rikthimit në rutina më të strukturuara gjatë shtatorit. Nga porositë e planifikuara dhe dërgesat e drekës, te blerjet në farmaci dhe artikujt për fillimin e vitit shkollor, të dhënat sugjerojnë se shtatori shënon një fillim të ri për familjet, prindërit dhe profesionistët në qytetet ku kompania operon si në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Gjilan.
Me më shumë se 1,500 biznese partnere dhe 550 korrierë partnerë, të dhënat e Wolt-it ofrojnë një pasqyrë të mënyrës se si ndryshojnë zakonet e përditshme me përfundimin e pushimeve të verës.
Rikthehet planifikimi i mëhershëm
Porositë e planifikuara paraprakisht në Kosovë u rritën me 42% në shtator, krahasuar me periudhën e Vitit të Ri, duke shënuar një nga treguesit më të fortë të rikthimit në rutina më të strukturuara.
Një tendencë të ngjashme tregojnë edhe porositë e vaktit të drekës, të realizuara ndërmjet orës 11:00 dhe 14:00, që u rritën me 13% në shtator. Tendenca tregon se njerëzit nuk po porosisin vetëm më shumë, por ata po planifikojnë më mirë, ndërsa përditshmëria po organizohet gjithnjë e më shumë rreth shkollës, punës dhe rutinave javore.
Nga kujdesi për shëndetin te artikujt për fillimin e shkollës
Rritja e porosive të planifikuara vërehet në disa kategori në Kosovë, nga ato për shëndetin dhe mirëqenien, te artikujt shkollorë dhe teknologjia.
Blerjet në farmaci u rritën me 133% në përfundim të verës, krahasuar me 15% rreth periudhës së Vitit të Ri, duke sugjeruar se shëndeti dhe mirëqenia e përditshme marrin një rëndësi më të madhe teksa njerëzit përgatiten për rikthimin në rutinat e tyre të zakonshme.
Rikthimi në shkollë shihet gjithashtu në mënyrën se si njerëzit kërkojnë dhe blejnë produkte nga shtëpia. Interesi për artikujt shkollorë, si çantat e shkollës, kutitë e ushqimit, fletoret e ushtrimeve, shishet e ujit dhe setet e lapsave me ngjyra, rritet me fillimin e shtatorit, ndërsa edhe porositë e artikujve për zyra u rritën në volum.
Të gjitha këto tendenca të blerjeve tregojnë se shtatori është më shumë sesa thjesht fundi i verës. Për shumë familje dhe profesionistë, ai përfaqëson një fillim të ri, një rikthim te organizimi, planifikimi dhe zakonet e përditshme.
“Shtatori shënon rikthimin në një rutinë më të strukturuar të përditshme për familjet, studentët dhe profesionistët që punojnë. Në Wolt, synimi ynë është ta bëjmë këtë tranzicion më të lehtë, duke u dhënë njerëzve më shumë kohë për gjërat që kanë më shumë rëndësi, ndërsa njëkohësisht u ofrojmë qasje të shpejtë dhe të përshtatshme te bizneset lokale dhe produktet që u nevojiten çdo ditë.”, ka thënë Lisandri Sadi Dragoj, Përfaqësues i Wolt për Kosovën dhe Shqipërinë.
Në fillim të këtij viti, Wolt prezantoi një dizajn të ri të aplikacionit, me synim që navigimi dhe përdorimi i tij të jenë edhe më të lehta për konsumatorët.
Më pas, platforma prezantoi edhe Split Payments për porositë në grup, duke u mundësuar klientëve të bëjnë një porosi të përbashkët dhe të paguajnë individualisht pjesën e tyre.
Rreth Wolt
Wolt është kompani teknologjike me seli në Helsinki, e krijuar me misionin për të sjellë më shumë kënaqësi, thjeshtësi dhe mundësi fitimi në komunitetet e botës. Wolt zhvillon një platformë të tregtisë lokale që lidh njerëzit që duan të porosisin ushqim, artikuj ushqimorë dhe produkte të tjera të përditshme me bizneset lokale dhe partnerët korrierë. E themeluar në vitin 2014, Wolt iu bashkua DoorDash (NASDAQ: DASH) në vitin 2022. Sot, DoorDash operon në më shumë se 40 shtete në mbarë botën.
Për më shumë informacion, vizitoni Wolt.