Rrustemi kritikon gjashtë deputetët e LDK-së që dolën kundër Sejdiut: A mundet që këta njerëz fatin personal ta lidhin me fatin e tërë Kosovës?
Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi ka shkruar në lidhje me gjashtë deputetët e LDK-së të cilët nuk kanë pranuar të votojnë për Bekim Sejdiun për President. Ai ka thënë se në pranverë thanë se nuk lejojnë që VV t’i ketë tri pozicione, më pas ka thënë se i kërkuan tre emra opozitës për ta votuar…
Lajme
Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi ka shkruar në lidhje me gjashtë deputetët e LDK-së të cilët nuk kanë pranuar të votojnë për Bekim Sejdiun për President.
Ai ka thënë se në pranverë thanë se nuk lejojnë që VV t’i ketë tri pozicione, më pas ka thënë se i kërkuan tre emra opozitës për ta votuar njërin por thanë jo, thotë se e tërhoqen Glauk Konjufcën nuk propozuan asgjë e më pas e propozuan Feride Rushitin e përsëri nuk u votua.
Si pasojë e kësaj, Rrustemi tha se vendi shkoi në zgjedhje dhe rezultati doli i ngjashëm.
“Tash, filluam negociatat dhe arritëm marrëveshje që u pranua nga dy kryesitë e LVV-së dhe LDK-së për prof. Bekim Sejdiun. Thanë JO, tash as kështu nuk po duam. Kush janë këta 6 njerëz që me kaq lehtësi e çojnë vendin në kaos? Çfarë halli kanë? Cili është sikleti i tyre? Cili interes i dirigjon këta? A është e mundur që këta njerëz fatin e tyre personal ta lidhin me fatin e tërë Kosovës?”, ka shkruar Rrustemi. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: