Momenti i sikletshëm i Kidës në dasmën e saj, këngëtarja përjeton një situatë të papritur

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, i dha fund beqarisë mbrëmjen e kaluar, duke kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin, Ajbin. Ceremonia e martesës u shoqërua me emocione të shumta, momente të veçanta dhe atmosferë festive, ndërsa çifti ndau me të ftuarit një nga ditët më të rëndësishme të jetës së tyre. Megjithatë, përveç momenteve të…

ShowBiz

02/09/2026 10:08

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, i dha fund beqarisë mbrëmjen e kaluar, duke kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin, Ajbin.

Ceremonia e martesës u shoqërua me emocione të shumta, momente të veçanta dhe atmosferë festive, ndërsa çifti ndau me të ftuarit një nga ditët më të rëndësishme të jetës së tyre.

Megjithatë, përveç momenteve të bukura, Kida pati edhe një moment të vogël sikleti teksa po ecte drejt altarit. Sipas pamjeve të publikuara nga Indeks Online, këngëtarja humbi për pak çaste ekuilibrin dhe rrezikoi të rrëzohej, por arriti ta menaxhonte situatën me mjaft qetësi dhe të vazhdonte përpara.

Në këtë moment, partneri i saj, Ajbi, u tregua i kujdesshëm duke i mbajtur dorën dhe duke e ndihmuar që të ruante ekuilibrin.

Kida dhe Ajbi kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni madhështore, e cila u zhvillua në një nga rezidencat më luksoze të Romës.

Çifti zgjodhi një ambient elegant dhe të veçantë për të shënuar këtë ditë të rëndësishme.