Mot i nxehtë dhe me diell, pasdite priten reshje shiu dhe bubullima

Kosova gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Sipas parashikimit meteorologjik, gjatë pjesës së dytë të ditës pritet shtim i vranësirave, ndërsa lokalisht mund të ketë reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, transmeton lajmi.net. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 17 gradë…

Lajme

02/09/2026 08:15

Kosova gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.

Sipas parashikimit meteorologjik, gjatë pjesës së dytë të ditës pritet shtim i vranësirave, ndërsa lokalisht mund të ketë reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, transmeton lajmi.net.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 28 deri në 32 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra për sekondë./lajmi.net/