Ismet Beqiri kundër marrëveshjes me Kurtin: Asnjë marrëveshje për interesa personale me shkatërruesit e shtetit – kështu mbrohet LDK-ja

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe diskutimet për një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beqiri ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj çdo marrëveshjeje me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se LDK-ja nuk duhet të bëjë kompromise…

Lajme

01/09/2026 19:28

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe diskutimet për një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beqiri ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj çdo marrëveshjeje me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se LDK-ja nuk duhet të bëjë kompromise për interesa personale, transmeton lajmi.net.

“Asnjë marrëveshje me autokratin Kurti. Asnjë marrëveshje për interesa personale me shkatërruesit e shtetit”, ka shkruar Beqiri.

Ai ka thënë se kundërshtimi i marrëveshjeve të tilla është mënyra për ta mbrojtur LDK-në, demokracinë dhe Republikën e Kosovës.

“Kështu mbrohet LDK-ja. Kështu i ndihmohet LDK-së, demokracisë dhe Republikës sonë”, ka deklaruar ai.

Postimi i plotë:

Asnjë marrëveshje me autokratin Kurti.
Asnjë marrëveshje për interesa personale me shkatërruesit e shtetit.
Kështu mbrohet LDK-ja.
Kështu i ndihmohet LDK-së, demokracisë dhe Republikës sonë.
LDK-ja është e anëtarësisë dhe jo e kalimtarëve të rastit.
Ata vijnë e shkojnë, LDK-ja mbetet.
LDK mbi te gjitha.✌️✌️/lajmi.net/