Vdes historiani, gazetari e publicisti i njohur, Daut Dauti

Mëngjesin e së martës, në Londër ka vdekur historiani, publicisti dhe studiuesi i njohur kosovar, Daut Dauti. Gjatë jetës së tij, ai ka krijuar një veprimtari të pasur, duke dhënë kontribut të madh në fushat në të cilat është angazhuar. I lindur në vitin 1960 në Kokaj të Gjilanit, Dauti la pas një veprimtari të…

Lajme

01/09/2026 16:45

Mëngjesin e së martës, në Londër ka vdekur historiani, publicisti dhe studiuesi i njohur kosovar, Daut Dauti.

Gjatë jetës së tij, ai ka krijuar një veprimtari të pasur, duke dhënë kontribut të madh në fushat në të cilat është angazhuar.

I lindur në vitin 1960 në Kokaj të Gjilanit, Dauti la pas një veprimtari të gjerë në gazetari, historiografi dhe studime që lidhen me Kosovën dhe çështjen shqiptare.

Ai i kreu studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet pasuniversitare i vazhdoi në Thames Valley University në Londër, në fushën e Bashkimit Evropian.

Karrierën në gazetari e nisi në gazetën studentore “Bota e Re”, për të vazhduar më pas në revistën “Zëri”.

Nga viti 1994 deri më 1999 ishte korrespondent i saj në Londër, ndërsa gjatë viteve 1999–2001 punoi si redaktor në Institute for Ëar and Peace Reporting (IËPR).

Në vitet 2000–2002, Dauti shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës dhe ishte anëtar i pavarur i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ai ka punuar edhe si këshilltar për media dhe zëdhënës i Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga kryeministri Bajram Kosumi, ndërsa në Londër ishte i angazhuar edhe me organizata ndërkombëtare.