Sonte martohet Kida, zbulohet lista e të ftuarve VIP

Një prej vilave më luksoze dhe më të njohura të Romës do të mbledhë sonte disa nga emrat më të mëdhenj të skenës shqiptare. Kida dhe Ajbi kurorëzojnë dashurinë e tyre sonte në Villa Miani, rezidencën historike të vendosur në majën e Monte Marios, me një pamje spektakolare mbi kryeqytetin italian. Prive By Liberta Spahiu…

ShowBiz

01/09/2026 16:02

Një prej vilave më luksoze dhe më të njohura të Romës do të mbledhë sonte disa nga emrat më të mëdhenj të skenës shqiptare.

Kida dhe Ajbi kurorëzojnë dashurinë e tyre sonte në Villa Miani, rezidencën historike të vendosur në majën e Monte Marios, me një pamje spektakolare mbi kryeqytetin italian.

Prive By Liberta Spahiu ka raportuar prej muajsh se vetëm qiraja e hapësirës mund të arrijë deri në 25 mijë euro, ndërsa bashkë me stafin dhe organizimin, shpenzimet mund ta kalojnë shifrën prej 70 mijë eurosh. Ushqimi do t’u besohet partnerëve të nivelit Michelin, ndërsa ndriçimi dhe sistemi profesional i zërimit mund të kushtojnë deri në 18 mijë e 500 euro.

Por cilët janë emrat e njohur që pritet të shihen sonte në këtë ambient përrallor?

Në mesin e të ftuarve VIP pritet të jetë Dafina Zeqiri me bashkëshortin e saj, Kreshnik Gjergjin. Prania e saj merr vëmendje të veçantë, pasi Kida mungoi në dasmën e Dafinës, por dy artistet tashmë i kanë lënë pas mosmarrëveshjet.

Në Romë kanë udhëtuar edhe Shkurte Gashi me bashkëshortin Albert Limani, ndërsa në listën e të ftuarve pritet të jenë Ermal Fejzullahu, Yll Limani dhe Mozzik.

Atmosferën muzikore të mbrëmjes siç mëson Prive By LS, pritet ta ndezë Ramadan Krasniqi, Dani, duke e kthyer dasmën e Kidës dhe Ajbit në një prej ngjarjeve më të komentuara të vitit.