Kim Kardashian hap zemrën, dhuron 50 mijë dollarë për familjet e prekura
Kim Kardashian dhuroi 50 mijë dollarë të shtunën në mbrëmje për të ndihmuar familjet në kufirin SHBA-Meksikë. Personaliteti i televizionit reality, 45 vjeç, ia dhuroi shumën organizatës jofitimprurëse të shërbimeve komunitare ‘This Is About Humanity”, e cila mbështet “familjet e ndara dhe të ribashkuara” duke u siguruar “gjërat bazë për jetesën, akses në shërbime ligjore…
ShowBiz
Kim Kardashian dhuroi 50 mijë dollarë të shtunën në mbrëmje për të ndihmuar familjet në kufirin SHBA-Meksikë.
Personaliteti i televizionit reality, 45 vjeç, ia dhuroi shumën organizatës jofitimprurëse të shërbimeve komunitare ‘This Is About Humanity”, e cila mbështet “familjet e ndara dhe të ribashkuara” duke u siguruar “gjërat bazë për jetesën, akses në shërbime ligjore dhe kontrolle të mirëqenies mendore”, sipas Just Jared.
Organizata është bashkëthemeluar nga mikeshë e kahershme e Kardashian, Zoe Winkler Reinis, e cila është vajza e aktorit të serialit “Happy Days’, Henry Winkler.
Brunetja mori pjesë të shtunën në një aktivitet bamirësie për This Is About Humanity në Los Anxhelos, ku mbërriti pa të dashurin e saj, Lewis Hamilton.
Gjatë aktivitetit të ditës, Kardashian tërhoqi vëmendjen me një veshje që i nxirrte në pah barkun dhe një pjesë të reçipetave, ndërsa shoqërohej me personazhe të tjerë të famshëm.
Ajo kishte veshur një triko të shkurtër ngjyrë kremi, me disa kopsa të lëna qëllimisht të hapura, duke zbuluar njërin sup dhe një pjesë të vogël të reçipetave të saj transparente pa rripa.