Përparim Rama pritet ta angazhoj Valdete Dakën këshilltare në kabinetin e tij

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka pritet t’i bashkohet ekipit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, në cilësinë e këshilltares. Deri më tani, informacioni për angazhimin e saj të ri nuk është bërë publik nga Komuna e Prishtinës, ndaj pritet konfirmimi institucional për pozitën dhe përgjegjësitë e saj. Valdete Daka është një nga…

Lajme

01/09/2026 14:34

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka pritet t’i bashkohet ekipit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, në cilësinë e këshilltares.

Deri më tani, informacioni për angazhimin e saj të ri nuk është bërë publik nga Komuna e Prishtinës, ndaj pritet konfirmimi institucional për pozitën dhe përgjegjësitë e saj.

Valdete Daka është një nga figurat më të njohura të institucioneve publike të Kosovës. Ajo ka shërbyer si gjyqtare dhe më pas si gjyqtare në Gjykatën Supreme të Kosovës. Në vitin 2010, Daka u emërua kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në vitin 2018, ajo u emërua sërish në krye të KQZ-së, duke marrë një mandat të ri shtatëvjeçar. Gjatë periudhës së saj në këtë institucion, Daka ishte një prej figurave kryesore në organizimin dhe administrimin e proceseve zgjedhore në Kosovë, raporton gazeta infokus.

Përvoja e saj nuk lidhet vetëm me zgjedhjet. Para angazhimit në KQZ, Daka kishte ndërtuar një karrierë në sistemin gjyqësor, duke kaluar nga gjyqtare në nivel lokal deri në Gjykatën Supreme.

Gjatë kohës në krye të KQZ-së, Daka u përball edhe me debate e përplasje të shumta politike rreth mënyrës së administrimit të zgjedhjeve dhe vendimeve të institucionit. Ajo ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes publike për shkak të rolit të saj në proceset zgjedhore.

Në vitin 2021, Valdete Daka u shkarkua nga pozita e kryetares së KQZ-së nga presidentja Vjosa Osmani. Në deklarime të bëra më vonë, Daka e ka cilësuar shkarkimin e saj si politik dhe ka shprehur kritika ndaj mënyrës se si ishte marrë ky vendim.