Aleanca kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut, s’ka votë për të

Skretari i përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka deklaruar se partia e tij nuk është pjesë e bisedimeve mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për çështjen e presidentit. I pyetur se cili do të jetë qëndrimi i Aleancës ndaj kandidatit për president që pritet të propozohet nga VV dhe LDK, Arifi tha se qëndrimi i Aleancë është…

Lajme

31/08/2026 17:57

Skretari i përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka deklaruar se partia e tij nuk është pjesë e bisedimeve mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për çështjen e presidentit.

I pyetur se cili do të jetë qëndrimi i Aleancës ndaj kandidatit për president që pritet të propozohet nga VV dhe LDK, Arifi tha se qëndrimi i Aleancë është tashmë i njohur, duke lënë të kuptohet që s’kanë votë për Sejdiun.

“Nuk jemi pjesë e bisedimeve në projektin e Kurtit dhe Abdixhikut. Aleanca qëndrimin e vet e ka të njohur tash e tre muaj”, tha Arifi për GazetaBlic.