Pas betimit të anëtarëve të rinj të KQZ-së, Haxhiu: Kosova ka sistem zgjedhor të konsoliduar dhe ky standard duhet të ruhet e të forcohet
Sot, janë betuar nëntë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror Zgjedhor. Në lidhje me këtë ceremoni zyrtare, ka shkruar ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu e cila ka thënë se nëntë anëtarët e rinj të KQZ-së janë propozuar nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës. “Secilit prej tyre i urova…
Lajme
Sot, janë betuar nëntë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror Zgjedhor.
Në lidhje me këtë ceremoni zyrtare, ka shkruar ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu e cila ka thënë se nëntë anëtarët e rinj të KQZ-së janë propozuar nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
“Secilit prej tyre i urova suksese në këtë përgjegjësi të rëndësishme për garantimin e proceseve demokratike në vend. Kosova ka dëshmuar se ka një sistem zgjedhor të konsoliduar dhe ky standard duhet të ruhet e të forcohet vazhdimisht”, ka shkruar Haxhiu.
Anëtarët e rinj që u betuan janë Rashit Qalaj nga PDK, Hysen Durmishi e Violeta Emini-Salihu nga VV, Ilir Fetahu i LDK-së, Muharrem Nitaj nga Aleanca, Delvir Tairi nga komuniteti goran, si dhe Stefan Filipoviq. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: