OVL-UÇK: Serbia mban arkivat, kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë për të zhdukurit

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, ka nderuar personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë dhe ka shprehur mbështetjen për familjet e tyre. Në një postim, OVL-UÇK ka theksuar se pritja e familjeve për të vërtetën ka zgjatur për shumë kohë,…

Lajme

30/08/2026 20:42

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, ka nderuar personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë dhe ka shprehur mbështetjen për familjet e tyre.

Në një postim, OVL-UÇK ka theksuar se pritja e familjeve për të vërtetën ka zgjatur për shumë kohë, duke kërkuar zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

“Serbia mban arkivat dhe përgjigjet. Ajo duhet t’i hapë ato dhe institucionet ndërkombëtare duhet ta detyrojnë ta bëjë këtë”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Organizata ka kërkuar të vërtetën, llogaridhënien dhe drejtësinë, duke nënvizuar se fati i të zhdukurve nuk duhet të mbetet peng i heshtjes apo kalkulimeve politike.

“Familjet e tyre nuk do të mbeten kurrë vetëm”, përfundon postimi.