Ramadan Morina del para Gjykatës, dyshohet për pjesëmarrje në masakrën e 34 civilëve në Malishevë
Ramadan Morina, i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999 në Kosovë, ka dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ai akuzohet se në periudhën 29-31 mars 1999, në bashkëpunim me forcat policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e kryer në fshatin Burim të Komunës së Malishevës, ku u vranë…
Lajme
Ramadan Morina, i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999 në Kosovë, ka dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Ai akuzohet se në periudhën 29-31 mars 1999, në bashkëpunim me forcat policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e kryer në fshatin Burim të Komunës së Malishevës, ku u vranë 34 civilë shqiptarë.

Morina dyshohet për përfshirje në krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë./Lajmi.net/