Autobusi përfshihet nga zjarri në Shkup, nuk raportohet për të lënduar

Një autobus dykatësh i Ndërmarrjes së Transportit Publik “Shkupi” është përfshirë nga zjarri në Vodno. Bëhet fjalë për autobusin e linjës 25, i cili qarkullon deri në këtë zonë. Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar zjarrfikësit e Shkupit. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, deklaroi se nuk ekziston rrezik që flakët të…

Lajme

30/08/2026 14:37

Një autobus dykatësh i Ndërmarrjes së Transportit Publik “Shkupi” është përfshirë nga zjarri në Vodno.

Bëhet fjalë për autobusin e linjës 25, i cili qarkullon deri në këtë zonë. Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar zjarrfikësit e Shkupit.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, deklaroi se nuk ekziston rrezik që flakët të përhapen në vegjetacionin përreth.

Nga NTP “Shkupi” njoftuan se nuk ka persona të lënduar, ndërsa vlerësuan reagimin e shpejtë të shoferit.

“Shoferi ka reaguar shpejt, me gjakftohtësi dhe përgjegjësi. Me reagimin e tij në kohë ka parandaluar pasoja më serioze dhe përhapjen e zjarrit”, thuhet në reagim.

Shërbimet kompetente kanë nisur kontrollet për përcaktimin e shkakut të zjarrit. Sipas raportimeve, gjatë dy vjetëve të fundit janë regjistruar të paktën tetë incidente të ngjashme me autobusët e transportit publik në Shkup.