AKR propozon Behgjet Pacollin për President

Aleanca për Kosovën e Re ka dal me një emër për pozitën e Presidentit të vendit. Nënkryetari i kësaj partie, Gjergj Beka me anë të një postimi ka thënë se Pacolli është emri i duhur për të mirën e Republikës së Kosovës, transmeton lajmi.net. “Mos e shikoni këtë çështje vetëm nga këndvështrimi i partisë suaj.…

Lajme

29/08/2026 20:50

Aleanca për Kosovën e Re ka dal me një emër për pozitën e Presidentit të vendit.

Nënkryetari i kësaj partie, Gjergj Beka me anë të një postimi ka thënë se Pacolli është emri i duhur për të mirën e Republikës së Kosovës, transmeton lajmi.net.
“Mos e shikoni këtë çështje vetëm nga këndvështrimi i partisë suaj. Shikojeni nga këndvështrimi i Kosovës.”, shkroi ndër të tjera Beka.
Postimi i plotë: 
TË NDERUAR LIDERË POLITIKË TË KOSOVËS, NJË THIRRJE PËR JU DHE PËR TË MIRËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Mbi 45 njohje për Kosovën. 🌍
Mbi 45 milionë euro për bamirësi, shkollim, shëndetësi dhe njerëzit në nevojë. ❤️
Mijëra njerëz të punësuar dhe familje të mbështetura.
Vite të tëra kontribut për shtetin dhe qytetarët.
Përballë këtyre kontributeve , çfarë duhet të ketë më shumë një njeri që të jetë President i Kosovës?
A nuk duhet që para interesave partiake, të vendosim interesin e Republikës së Kosovës?
Prandaj, kjo është një thirrje për të gjithë liderët politikë, pa dallim partie:
Mos e shikoni këtë çështje vetëm nga këndvështrimi i partisë suaj.
Shikojeni nga këndvështrimi i Kosovës.
Uluni në një tavolinë.
Flisni për një emër që mund të jetë mbi ndarjet partiake.
Një figurë që mund të përfaqësojë shtetin dhe të jetë President i të gjithë qytetarëve.
Kosova ka nevojë për bashkim.
Kosova ka nevojë për një figurë unifikuese.
Kosova ka nevojë për një President që përfaqëson Kosovën e ai është Behgjet Pacolli🇽🇰/lajmi.net/