Nis ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë, Mickoski: I lumtur që punimet do t’i kryej një kompani maqedonase

Kryeministri maqedonas, Hristjan Mickoski, ka shkruar pas vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë. Ai ka thënë se kjo autostradë ka nisur të ndërtohet pas më shumë se 20 vitesh dhe po bëhet realitet, shkruan lajmi.net. “Premtimi që e dhamë në fillim të mandatit sot fillon të realizohet. Jam veçanërisht i kënaqur që punimet…

Lajme

26/08/2026 15:43

Kryeministri maqedonas, Hristjan Mickoski, ka shkruar pas vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë.

Ai ka thënë se kjo autostradë ka nisur të ndërtohet pas më shumë se 20 vitesh dhe po bëhet realitet, shkruan lajmi.net.

“Premtimi që e dhamë në fillim të mandatit sot fillon të realizohet. Jam veçanërisht i kënaqur që punimet ndërtimore do t’i kryejë një kompani maqedonase, që do të thotë vlerë e shtuar për ekonominë e Maqedonisë dhe më shumë vende pune për qytetarët tanë. Kur ndërtoni një rrugë, një shteg apo një autostradë, ju ndërtoni të ardhmen. Sot fillojmë të ndërtojmë një të ardhme për të rinjtë tanë, përmes projekteve kapitale dhe veprave që do ta përcaktojnë të ardhmen e shtetit dhe do të krijojnë kushte që të rinjtë ta ndërtojnë të ardhmen dhe familjet e tyre këtu, në atdheun e tyre”, ka shkruar Mickoski. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: