Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Irani ka tentuar të vrasë një nga djemtë e tij, por nuk dha detaje se kur ka ndodhur tentativa, cili prej djemve ishte shënjestër apo sa pranë realizimit ishte komploti. Deklarata u bë gjatë një interviste telefonike për televizionin izraelit Channel 14, në një kohë tensionesh të larta…

Bota

25/08/2026 14:19

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Irani ka tentuar të vrasë një nga djemtë e tij, por nuk dha detaje se kur ka ndodhur tentativa, cili prej djemve ishte shënjestër apo sa pranë realizimit ishte komploti.

Deklarata u bë gjatë një interviste telefonike për televizionin izraelit Channel 14, në një kohë tensionesh të larta mes Izraelit dhe Iranit.

Netanyahu tha se kërcënimi ndaj familjes së tij tregon se mbrojtja e zyrtarëve dhe kandidatëve politikë nuk është një luks, duke kërkuar që autoritetet izraelite të sigurojnë mbrojtje të përshtatshme për kandidatët për kryeministër.

“Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi”, deklaroi Netanyahu, pa specifikuar se cilin prej tyre kishte në mendje.

Nuk është bërë e ditur nëse bëhej fjalë për djalin e tij të madh, Yair Netanyahu, i cili jeton në Miami, apo për djalin tjetër.

Deri tani, autoritetet iraniane nuk kanë dhënë një reagim zyrtar ndaj akuzës.

Deklarata e Netanyahut vjen në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Izrael dhe në një klimë të tensionuar sigurie, pas përshkallëzimit të konfliktit me Iranin.