Aktori i filmave për të rritur vdes në moshën 29-vjeçare, familja kërkon para nga publiku për të përballuar shpenzimet e ceremonisë mortore

Aktori i filmave për të rritur, Christian Styles, ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare. Sipas të dhënave të Zyrës së Ekzaminuesit Mjekësor të Wayne County në Michigan, Styles ka vdekur më 20 gusht. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje lidhur me shkakun apo rrethanat e vdekjes së tij, transmeton lajmi.net. Styles kishte nisur karrierën në…

ShowBiz

25/08/2026 13:22

Aktori i filmave për të rritur, Christian Styles, ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare. Sipas të dhënave të Zyrës së Ekzaminuesit Mjekësor të Wayne County në Michigan, Styles ka vdekur më 20 gusht.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje lidhur me shkakun apo rrethanat e vdekjes së tij, transmeton lajmi.net.

Styles kishte nisur karrierën në industrinë e argëtimit për të rritur në vitin 2021 dhe në një periudhë relativisht të shkurtër ishte bërë një figurë e njohur në rrjetet sociale. Ai kishte grumbulluar mbi një milion ndjekës në Instagram dhe X, ndërsa ishte aktiv edhe në platformën OnlyFans.

Lajmi për vdekjen e tij ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekës dhe persona të njohur kanë shprehur trishtimin e tyre për ndarjen e parakohshme nga jeta.

Ndërkohë, familja e Styles po përballet edhe me vështirësi të tjera. Sipas një fushate për mbledhjen e fondeve, prindërit e tij, Johnny dhe Ellen, po trajtohen për probleme serioze shëndetësore, përfshirë kancerin.

Familjarët kanë kërkuar ndihmë nga publiku për të përballuar shpenzimet e ceremonisë mortore dhe kostot e tjera që lidhen me vdekjen e 29-vjeçarit./lajmi.net/