Haradinaj uron Joe dhe Shirley DioGuardi për shtetësinë e Kosovës: Miqtë e kohëve të vështira nuk harrohen

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka uruar Joe dhe Shirley DioGuardi për marrjen e shtetësisë së Kosovës. Ai ka thënë se Joe Dioguardi dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ishin ndër të parët që i kanë hapur dyert për Kosovën në Uashington dhe në Kongresin Amerikan që nga viti 1989. “Në ditët tona më të vështira, ata…

Lajme

24/08/2026 09:32

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka uruar Joe dhe Shirley DioGuardi për marrjen e shtetësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se Joe Dioguardi dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ishin ndër të parët që i kanë hapur dyert për Kosovën në Uashington dhe në Kongresin Amerikan që nga viti 1989.

“Në ditët tona më të vështira, ata u bënë zëri ynë dhe ndërtuan urat e miqësisë së përjetshme me ShBA-të. Kosova nuk i harron kurrë miqtë e kohëve të vështira. Nga sot ju jeni edhe zyrtarisht shtetas të Kosovës që e deshët dhe e mbrojtët aq shumë. Faleminderit për gjithçka! Zoti e bekoftë miqësinë tonë me Amerikën!”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: