Skandali i Trainkos-it, Rrahmani: Pushteti i Kurtit të largon nga puna, nëse guxon t’ua zbulosh skandalet

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmni, ka reaguar pas skandalit të kompanisë Trainkos, e cila për riparimin e vagonëve në Serbia pagoi gjysmë milioni euro. Duke e komentuar veprimin e kësaj kompanie për largimin nga puna të punëtorit që raportoi këtë skandal, ai ka kritikuar ashpër pushtetin e Albin Kurtit. Në profilin e tij në Facebook,…

Lajme

24/08/2026 10:12

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmni, ka reaguar pas skandalit të kompanisë Trainkos, e cila për riparimin e vagonëve në Serbia pagoi gjysmë milioni euro.

Duke e komentuar veprimin e kësaj kompanie për largimin nga puna të punëtorit që raportoi këtë skandal, ai ka kritikuar ashpër pushtetin e Albin Kurtit.

Në profilin e tij në Facebook, Rrahmani ka shkruar se ky pushtet të largon nga puna është vetëm nëse ia publikon skandalet.

“Sot, e vetmja arsye pse ky pushtet të largon nga puna është nëse guxon t’ua zbulosh skandalet, tenderët e dyshimtë, punësimet partiake dhe keqpërdorimet. Por regjime të tilla gjithmonë kanë rënë. Prandaj, mos u dorëzoni dhe mos heshtni! Publikojeni çdo skandal, çdo mashtrim, çdo keqpërdorim dhe çdo padrejtësi. Frika dhe heshtja janë ato që e mbajnë në këmbë një pushtet autoritar. Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm. Edhe ky do të shkojë!”, ka shkruar ai.