Deliu-Kodra reagon pas vdekjes së dy punëtorëve të KEK-ut: Siguria duhet të jetë mbi gjithçka

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra, ka reaguar pas vdekjes së dy punëtorëve të KEK-ut brenda vetëm tri ditësh. Deliu-Kodra ka kërkuar hetim të plotë, serioz dhe të menjëhershëm për secilin rast, duke vënë theksin te kushtet e punës, masat e sigurisë dhe përgjegjësia institucionale. “Siguria dhe jeta e punëtorëve duhet të…

Lajme

20/08/2026 15:12

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra, ka reaguar pas vdekjes së dy punëtorëve të KEK-ut brenda vetëm tri ditësh.

Deliu-Kodra ka kërkuar hetim të plotë, serioz dhe të menjëhershëm për secilin rast, duke vënë theksin te kushtet e punës, masat e sigurisë dhe përgjegjësia institucionale.

“Siguria dhe jeta e punëtorëve duhet të jenë mbi gjithçka”, ka theksuar ajo, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të gjithë të prekurit nga këto tragjedi.

Sipas Deliu-Kodrës, përtej ngushëllimeve kërkohet përgjegjësi dhe ndërmarrja e masave konkrete, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten.