Tri varreza masive, 23 mbetje mortore: Sveçla flet për zbulimin që rikthen plagët e luftës

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në veri të Kosovës janë zbuluar tri varreza masive, në të cilat janë gjetur gjithsej 23 mbetje mortore. Sveçla, duke folur në konferencën për media, tha se zbulimi i këtyre varrezave masive ka ndodhur pas një pune të vazhdueshme të institucioneve…

Lajme

20/08/2026 16:31

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në veri të Kosovës janë zbuluar tri varreza masive, në të cilat janë gjetur gjithsej 23 mbetje mortore.

Sveçla, duke folur në konferencën për media, tha se zbulimi i këtyre varrezave masive ka ndodhur pas një pune të vazhdueshme të institucioneve të sigurisë.

Sipas tij, në lokacionin e parë janë gjetur 13 mbetje mortore, në të dytin katër, ndërsa në lokacionin e tretë janë gjetur gjashtë mbetje mortore.

“Tri varreza masive ku janë gjetur 23 mbetje mortore. Shqetësuese mos reagimi i Serbisë….”, tha Sveçla.

Ai theksoi se për gati tri dekada familjarët e personave të zhdukur kanë pritur të mësojnë fatin e të afërmve të tyre.

Sveçla tha se çështja e personave të zhdukur vazhdon të mbetet e hapur dhe se institucionet e sigurisë kanë vazhduar punën për zbardhjen e rasteve. /Lajmi.net/

.