Sveçla: Është shqetësuese heshtja e Serbisë dhe Listës Serbe për varrezat masive dhe armët

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kritikuar heshtjen e Beogradit dhe të Listës Serbe pas zbulimit të varrezave masive dhe konfiskimit të armëve në veri të Kosovës. Duke folur në konferencën për media, Sveçla tha se mosreagimi i Serbisë dhe Listës Serbe është veçanërisht shqetësues, duke pasur parasysh natyrën e gjetjeve…

Lajme

20/08/2026 16:42

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kritikuar heshtjen e Beogradit dhe të Listës Serbe pas zbulimit të varrezave masive dhe konfiskimit të armëve në veri të Kosovës.

Duke folur në konferencën për media, Sveçla tha se mosreagimi i Serbisë dhe Listës Serbe është veçanërisht shqetësues, duke pasur parasysh natyrën e gjetjeve në veri.

“Është shqetësuese heshtja e Serbisë dhe dorës së saj të zgjatur në Kosovë, Listës Serbe, për varrezën masive dhe armët e konfiskuara”, tha Sveçla.

Ai e lidhi këtë heshtje me, siç u shpreh, përgjegjësinë për krimet e kryera gjatë luftës.

“Heshtja e tyre në fakt është mbështetje e hapur për planifikuesit, organizatorët dhe realizuesit e tyre”, u shpreh ministri. /Lajmi.net/