Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të enjte në Shkodër. Sipas mediave në Shqipëri, paraprakisht mësohet se një person është qëlluar me armë zjarri. I plagosuri, i cili dyshohet të jetë qëlluar disa herë, është futur në sallën e operimit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një parking të qytetit, ndërsa deri më…

Lajme

20/08/2026 15:09

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të enjte në Shkodër.

Sipas mediave në Shqipëri, paraprakisht mësohet se një person është qëlluar me armë zjarri.

I plagosuri, i cili dyshohet të jetë qëlluar disa herë, është futur në sallën e operimit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një parking të qytetit, ndërsa deri më tani ende nuk dihen motivet.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.