Deliu-Kodra kërkon kthimin e deputetëve të VV-së në Kuvend: Respektoni Kushtetutën dhe mandatin tuaj që iu ka dhënë qytetari
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka folur sot në koridorin e Kuvendit në lidhje me situatën politike që është krijuar në vend. Ajo ka thënë se PDK edhe sot ka qenë para dyerve të Qeverisë për të kërkuar nga Albin Kurti kthimin e tij në Kuvend thirrjen e seancës siç e obligon aktgjykimi i Gjykatës…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka folur sot në koridorin e Kuvendit në lidhje me situatën politike që është krijuar në vend.
Ajo ka thënë se PDK edhe sot ka qenë para dyerve të Qeverisë për të kërkuar nga Albin Kurti kthimin e tij në Kuvend thirrjen e seancës siç e obligon aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese dhe rregullorja e punës së Kuvendit të Kosovës dhe kthimin e rendit ligjor të Republikës së Kosovës.
“Edhe sot, nga kjo foltore iu bëjmë thirrje deputetëve të VV-së që të bëhen pjesë të seancës sepse Kosova sot ka probleme shumë shumë të mëdha, prandaj mënyra sia ta po sillen udduke ua pamundësuar deputetëve të Rep;ublkës të zgjedhur me votë të qytetarit në zgjedhjet e qershorit, ta ushtrojnë mandatine tyre është krejtësisht e padrejtë. Neve po na pamundësohet që ta ushtrojmë funksionin tonë, ndërkohë që problemet e Kosovës po vazhdojnë të rriten”, ka thënë Deliu.
Ajo ka thënë se thirrja e tyre do të përsëritet ndaj Avni Deharit, për të cilin ka thënë se po vazhdon të jetë i nënshtruar dhe nuk po e kryen rolin e tij në funksioln të rregullores dhe Kushtetutës së Republikës.
“Në mënyrë të kundërligjshme po shkelin rregullore, po shkelin Kushtetutën, po shkelin aktgjykimin final të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk po vinë këtu për të pëmbushur mandatin e tyre. Prandaj, kjo sjellje politike duhet të ndalohet sepse Kushtetuta duhet të jetë mbi secilin deputet dhe nuk duhet të jetë asnjë individ mbi Kushtetutën, mbi shtetin, mbi institucionet e Republikës së Kosovës. Kjo sjellje e tyre, e cila po provohet të shndërrohet në një sjellje normale është krejtësisht e pafalshme. Ne jemi në tejkalim të afateve Kushtetuese dhe nuk mund një parti që ka fituar 47% të besimit të qytetarëve të jetë bllokuese.”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se dje kanë qenë prodhuesit vendor para Qeverisë, sot asamblistë të Komunave që ka thënë se janë para kolapsit dhe kanë paralajmëruar protesta.
“Ditëve të tjera do të kemi kategori të tjera të qytetarëve të cilët sot janë të zënë peng nga një parti që po uzurpon Qeverinë dhe nuk i kryen detyrat e tyre kushtetuese për t’i dhënë drejtim institucioneve të vendit. Unë dua të falenderoj Aleancën,. që sot është bërë pjesë e jona para Qeverisë dhe bëj thirrje te VV që të vinë në Kuven d dhe të zbatojnë rregulloren sepse ata tashmë janë të njohur për mosrespektim të Kushtetutës e rregullores. Këto kriza të njëpasnjëshme duket se i konvenojnë vetëm Albin Kurtit dhe thirrja jonë është që ai të kthehet në Kuvend sepse askush nuk do të marrë asgjë nga ai. Thirrja jonë është që ky rend ligjor që është i sanksionuar të kthehet në stabilitet sepse Republika e Kosovës është shumë më e madhe se egoja e Albin Kurtit”, ka shtuar Deliu. /Lajmi.net/