Zgjatet afati për aplikimin në Provimin e Maturës Shtetërore
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se është zgjatur afati për aplikimin në Provimin e Maturës Shtetërore, me qëllim që të gjithë nxënësit që kanë të drejtë t’i nënshtrohen provimit të kenë mundësi të aplikojnë. Afati i aplikimit do të jetë i hapur deri të hënën, më 24 gusht 2026, në orën 11:00, ndërsa…
Lajme
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se është zgjatur afati për aplikimin në Provimin e Maturës Shtetërore, me qëllim që të gjithë nxënësit që kanë të drejtë t’i nënshtrohen provimit të kenë mundësi të aplikojnë.
Afati i aplikimit do të jetë i hapur deri të hënën, më 24 gusht 2026, në orën 11:00, ndërsa aprovimi i aplikimeve do të bëhet po atë ditë, deri në orën 12:00.
Sipas Ministrisë, deri tani kanë aplikuar 4,650 nxënës, ndërsa bazuar në rezultatet e afatit të qershorit, vlerësohet se rreth 1,000 nxënës që kanë të drejtë t’i nënshtrohen provimit ende nuk kanë aplikuar.
Ministria ka thënë se zgjatja e afatit është bërë për të mundësuar përfshirjen e të gjithë kandidatëve potencialë në procesin e aplikimit.