Gazetari i njohur zbulon katër emrat, që sipas tij, i kanë përmendur VV dhe LDK për President

Gazetari i njohur, Leonard Kërquki me anë të një postimi ka zbuluar tre emrat që sipas tij i kanë diskutuar LDK dhe VV për pozitën e Presidentit. Sipas Kërqukut, Ibrahim Berisha, Iljaz Ramajli, Haki Demolli dhe Fatmir Sejdiu janë emrat që janë përmendur në diskutimet për President, transmeton lajmi.net. Postimi i plotë: Berisha apo Ramajli,…

Lajme

18/08/2026 19:21

Gazetari i njohur, Leonard Kërquki me anë të një postimi ka zbuluar tre emrat që sipas tij i kanë diskutuar LDK dhe VV për pozitën e Presidentit.

Sipas Kërqukut, Ibrahim Berisha, Iljaz Ramajli, Haki Demolli dhe Fatmir Sejdiu janë emrat që janë përmendur në diskutimet për President, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Berisha apo Ramajli, kush do te behet President?

Dy emra konsensual po diskutohen mes VV’se dhe LDK’se. Per hir te se vertetes, te dyte jane diskutuar edhe para 7 Qershorit.

Ibrahim Berisha (71 vjeç)

Antetar i Kryesise se pare dhe te dyte te LDK’se. Themelues i kesaj partie dhe i QIK’ut. Mbahet mend si nje prej gazetareve te pare te “Rilindjes” qe e hodhi librezen e Partise Komuniste.

Iljaz Ramajli (75 vjeç)

Politikan i rendesishem ne KSAK. Nenkryetar i Kuvendit Krahinor. Udhehoqi seancen e 7 shtatorit 1990 ne Kaçanik, ku u miratua Kushtetuta e Kosoves. Udheheqes i Zyres se Kosoves ne Tirane gjate viteve te 90’ta. Ramajli nuk kishte pranuar te behet President ne vitin 2011. Pas refuzimit te tij, Presidente u zgjodh Atifete Jahajga.

Po ashtu, pjese e diskutimeve kane qene edhe emri i ish-Ministrit Haki Demollit, ish-Presidentit Fatmir Sejdiu…/lajmi.net/